KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreOpinion

Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 10:22 am
27 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nënë e bijë nga Danimarka zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë pasi plani i tyre për të udhëtuar drejt Jordanisë u prish nga konflikti në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

“Po qëndrojmë në Durrës. Është dita jonë e katërt dhe gjithsej do të qëndrojmë 12 ditë. Kemi prenotuar ture të ndryshme në moment të fundit, pasi planet tona fillestare ishin të shkonim në Jordani,” – tregon May Brit Vinther nga Danimarka.

Teksa turizmi në vend nisi dobët këtë janar, me hyrjet e shtetasve të huaj që ranë për herë të parë nga pandemia, duket se “shpëtimi” po vjen pikërisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme, që ka çuar në shumë anulime prenotimesh dhe rishikime të planeve të europianë drejt vendeve më të afërta e më të qeta.

Tomasz Mayka, së bashku me partneren e tij Klaudia, kishin planifikuar që pushimet e marsit t’i kalonin në Iran, por një ditë para nisjes së tyre shpërtheu konflikti në Lindjen e Mesme. Çifti nga Polonia, gjeti Shqipërinë si alternativën më të mirë, edhe për shkak të biletave më të lira në moment të fundit.

“Jemi të lumtur që mundëm të gjenim bileta në minutën e fundit për në Shqipëri. Nuk e kishim vizituar më parë dhe tani jo vetëm po eksplorojmë këtë vend, por edhe shtete të tjera si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Deri tani, Shqipëria është e preferuara jonë. E kishim në plan ta vizitonim, por jo tani. Ja që fati e deshi kështu.”

Joane Mellis nga Mbretëria e Bashkuar kishte në plan të vizitonte Dubain, por lufta bëri që të anuloheshin të gjitha fluturimet.

“Biletat e minutës së fundit nga Londra për në Shqipëri ishin shumë të lira. E di që nuk është Dubai, por mendoj se është më mirë këtu. Jemi të surprizuar se sa ndryshe është Shqipëria nga ç’na e kishin përshkruar. Njerëzit janë miqësorë, çmimet janë shumë të lira dhe kompensimi nga siguracioni i udhëtimit do të mbulojë të gjithë shpenzimin këtu në Shqipëri. Në një farë mënyre, po bëjmë një udhëtim falas nga e gjithë kjo situatë.”

Në janar, në vend hynë 552 mijë shtetas të huaj, me rënie prej 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është hera e parë që hyrjet e turistëve po vijnë me rënie në janar, që nga periudha e pandemisë. Për krahasim, në janar 2025, hyrjet e të huajve u rritën me 14.5%, ndërsa në 2024-n zgjerimi ishte gati 30%.

Gjithsesi operatorët turistikë presin që turizmi të regjistrojë edhe këtë vit një rritje në numrin e vizitorëve të huaj, edhe pse janari nisi dobët nën ndikimin e motit të pafavorshëm.

Pritshmëritë për vitin 2026 parashikojnë një rritje prej 5-10% të vizitorëve, një shifër që përputhet me trendin e kontratave të turizmit të organizuar dhe ofron një panoramë të qartë të asaj që mund të presim këtë vit. Kjo rritje modeste shihet me optimizëm, por edhe me pasiguri, pasi ekziston frika se pritshmëritë e turistëve mund të mos përmbushen për shkak të problemeve më elementare e deri te shërbimi.

Kriza në Lindjen e Mesme po reflektohet menjëherë në industrinë globale të turizmit, duke sjellë një valë anulimesh dhe rishikimesh të planeve të udhëtimit. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe operatorëve turistikë, shumë udhëtarë po shmangin destinacionet pranë zonave të konfliktit, ndërsa linjat ajrore kanë reduktuar ose devijuar fluturimet për të shmangur hapësirat ajrore të rrezikuara. Kjo ka çuar në zgjatje të itinerareve, rritje të kostove dhe çmime më të larta të biletave.

Agjencitë turistike raportojnë se rezervimet drejt Lindjes së Mesme dhe disa destinacioneve të Azisë janë në rënie, ndërsa turistët po orientohen drejt alternativave më të sigurta në Europë dhe rajone të tjera. Pasiguria gjeopolitike, e kombinuar me rritjen e çmimeve të karburanteve, po e bën turizmin më të kushtueshëm dhe më të paparashikueshëm, duke ndikuar jo vetëm në destinacionet e prekura drejtpërdrejt, por në gjithë tregun global të udhëtimeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese

“Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez

Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot

Hapet tenderi 1.4 milionë euro, a është paracaktuar fituesi (firma ‘Fusha’) që do mirëmbajë sheshin “Skëndërbej”?!

Dështon turpshëm protesta për çmimin e karburanteve, nuk paraqitet asnjë qytetar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ankesë në Komision Europian ndaj FIFA-s: Po abuzon me çmimet e biletave të Kupës së Botës
Artikulli tjetër Lufta drejt fundit? SHBA cakton 9 prillin si afat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ryanair dhe Wizz përplasen fort në korridorin Tiranë-Milano
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 24 Mars, 2026
Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 24 Mars, 2026
Përplasja e Ramës me drejtësinë shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Mars, 2026
336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 24 Mars, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.