KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria kampione në Ballkan për kostot e rrugëve, e fundit për cilësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria kampione në Ballkan për kostot e rrugëve, e fundit për cilësinë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Shqipëria kampione në Ballkan për kostot e rrugëve, e fundit për cilësinë

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2025 9:32 am
225 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) rendit Shqipërinë si vendi i  fundit në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës.

Nga njëra anë, qeveria promovon Shqipërinë si destinacion turistik europian dhe mburret me rritjen e numrit të vizitorëve, por nga ana tjetër, nuk u ofron atyre as rrugë të sigurta, as transport publik funksional, as hekurudha e as digjitalizim, duke ndikuar ndjeshëm përvojën e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit.

Në një reagim të saj Qendresa Qytetare duke analizuar raportin vë në dukje se kur një vend shpenzon më shumë se të gjithë dhe mbetet i fundit në renditje, nuk kemi të bëjmë me mungesë parash, por me abuzim të fondeve publike.

Reagimi i Qendresës Qytetare 

“Me një mesatare prej 12.9 milionë euro për kilometër Shqipëria është kampione në rajon sa i përket kostove për ndërtimin e rrugëve, teksa çdo vit Shqipëria  investon rreth 400 milionë euro në infrastrukturën rrugore.

Po këto kosto të fryra të rrugëve mesa duket kanë një tarifë të fshehtë që është korrupsioni, pasi ndonëse Shqipëria shpenzon më shumë se vendet e rajonit për rrugët, ka rrugët me cilinëne më të dobët ndër vendet e Ballkanit

Raporti i fundit i  OECD-së, pavarësisht këtyre shifrave të larta që investohen në ato që quhen rrugët e florinjta, vendi ynë renditet i fundit në Ballkanin Perëndimor për cilësinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës.

Raporti thekson se Shqipëria ka treguesit më të dobët për transportin hekurudhor, një sektor pothuajse jashtë funksioni dhe përdorimi.

Rrugët në zonat rurale janë në gjendje të mjerueshme, ku mungesa e lidhjeve të mira e pamundëson zhvillimin lokal.

Nga njëra anë, qeveria promovon Shqipërinë si destinacion turistik europian dhe mburret me rritjen e numrit të vizitorëve, por nga ana tjetër, nuk u ofron atyre as rrugë të sigurta, as transport publik funksional, as hekurudha e as digjitalizim, duke ndikuar ndjeshëm përvojën e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit.

OECD paralajmëron se mungesa e lidhjeve efikase rrugore dhe hekurudhore dëmton integrimin ekonomik dhe e kufizon konkurrueshmërinë e vendit në raport me fqinjët që kanë avancuar me investime strategjike.

Shqipëria ka shpallur objektivin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2030.

OECD e thotë qartë se pa investime serioze dhe të menaxhuara siç duhet në transport dhe infrastrukturë, Shqipëria nuk ka shanse të zhvillohet ekonomikisht, të integrohet në tregjet europiane apo të përmbushë objektivin e shpallur për anëtarësim në BE.

Kur një vend shpenzon më shumë se të gjithë dhe mbetet i fundit në renditje, nuk kemi të bëjmë me mungesë parash, por me abuzim të fondeve publike”.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tregu imobiliar në Shqipëri jashtë kontrollit
Artikulli tjetër Mediat: Khamenei dhe familja e tij janë fshehur në një bunker, në veri të Teheranit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.