KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria rrezikon të mbetet pa port
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shqipëria rrezikon të mbetet pa port
EkonomiKryesoreOpinionSociale

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2025 12:02 pm
216 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.

Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.

Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.

“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.

Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.

Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.

“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.

Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.

“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik
Artikulli tjetër “BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.