KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

“Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2025 12:01 pm
178 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin.

Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial të lartë arkeologjik, por pa monitorim nga ekspertët e fushës edhe se institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për mbikëqyrje arkeologjike,

Në kërkesën drejtuar Bashkisë Durrës, Media Amfora pyeti ndër të tjera nëse për projektin e unazës ishte lidhur një marrëveshje me një subjekt të licencuar në arkeologji për monitorimin e punimeve.  Institucioni u përgjigj se duhet ti drejtoheshim Fondi Shqiptar të Zhvillimit, megjithëse vetë është autoriteti hartues i projektit dhe përfituesi kryesor i investimit.

“Përsa i përket këtij projekti ai po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës është në cilësinë e përfituesit, ndaj duhet ti drejtoheni FSHZH-se për pikat për të cilat kërkoni informacion”, u shpreh institucioni.

Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit thekson se në këtë projekt luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa Bashkia Durrës, si përfituese e investimit, është autoriteti që ka hartuar projektin dhe që mban përgjegjësinë për ndjekjen e proceseve.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rastin në fjalë luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa bashkia si përfituese e investimit është njëkohësisht autoriteti që ka hartuar projektin dhe është përgjegjës ndërmjet të tjerash për ndjekjen e proceseve përkatëse dhe pajisjen me lejet e nevojshme”, u shpreh institucioni për Median Amfora.

Projekti i investimit “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’ nëpërmjet rrugëve ‘Isuf Ferra’ (Vangjel Gjurga), ‘Vojsava’, ‘Prokop Meksi’, ‘Abdullah Teku’ (Sul Demiri) dhe ‘Pjetër Bodani’ka një vlerë prej rreth 835 milionë lekësh (pa TVSH) dhe një afat zbatimi prej 24 muajsh.

Aktualisht, në kantier po kryhen punime për gërmimin e skarpateve dhe zgjerimin e trupit të rrugës, ndërsa projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis qendrës urbane të Durrësit dhe zonës turistike të Currilave.

Ky investim konsiderohet një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për qytetin bregdetar, me ndikim në qarkullimin urban dhe aksesin në zonat turistike.

Në videon e publikuar nga kryetarja Emiriana Sako, shfaqen pamje nga kantieri ku po kryhen gërmime dhe punime për zgjerimin e rrugës, ndërsa ajo e prezanton projektin si një investim që “do t’i japë Durrësit një rrjet të ri modern lidhjesh rrugore”.

Në publikim nuk përmendet asnjë element që lidhet me aspektet arkeologjike të zonës apo me masat e parashikuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gjatë punimeve.

Zona ku po zhvillohen punimet është pjesë e hapësirës historike të qytetit antik të Dyrrahut, e njohur për gjetje të shumta arkeologjike në nëntokë.

Në dekadat e fundit, gërmimet në pjesë të ndryshme të Durrësit – përfshirë rrugët pranë Currilave dhe bulevardin “Aleksandër Goga” – kanë zbuluar struktura ndërtimore, rrjete ujësjellësish, fragmente mozaikësh dhe qeramika që datojnë nga periudha romake dhe ajo ilire.

Në vitet 2000–2005, gjatë kërkimeve të kryera nga projekte ndërkombëtare arkeologjike, u dokumentuan shtresa urbane të shekullit I p.e.s., ndërsa në gërmime më të fundit janë zbuluar objekte shtëpiake dhe mure antike rreth 1900-vjeçare, që dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës në këtë territor.

Këto gjetje e kualifikojnë zonën si një territor me potencial të lartë arkeologjik, ku çdo ndërhyrje ndërtimore kërkon monitorim të vazhdueshëm nga ekspertë të fushës për të shmangur dëmtimin e shtresave historike.

Në përgjigjen e Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk konfirmohet ekzistenca e një monitorimi arkeologjik të vazhdueshëm në kantier. Në vend të kësaj, institucioni thekson se në rast se gjatë punimeve do të gjenden objekte me vlerë arkeologjike, stafi teknik është i instruktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi.

“Referuar interesimit tuaj, në rastin e gjetjeve rastësore arkeologjike gjatë procesit të gërmimeve, stafi teknik në kantier është i instr uktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi”, sqaroi FSHZH.

Nëse Bashkia Durrës e përjashton veten nga përgjegjësia për procesin, duke e konsideruar veten “vetëm përfituese” të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit theksoi se vepron në bashkëpunim me njësinë vendore, pa sqaruar konkretisht ndarjen e detyrimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“FSHZH qëndron me vullnet pozitiv si për çdo ndërhyrje deri më tani zhvilluar dhe ato të parashikuara dhe në bashkëpunim me Njwsinw e Qeverisjes vendore (NJQV) si aktor kyç në progresin e përbashkët në investimet infrastrukturore (nëpërmjet rrugëve lidhëse kryesore) me ndikim në përmirësimin e transportit rajonal dhe jo vetëm”, tha institucioni.

Mungesa e mbikqyrjes arkeologjike në një zonë me kaq shumë shtresa historie ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si zhvillohen projektet publike në qytetin antik të Durrësit.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Cilësia e punës/ Punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës

Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’/ Prokuroria nis hetimet

BE-ja e sheh teknologjinë kineze si rrezik

Rënie e ndjeshme e migracionit ilegal në BE

Trump dhe Xi hapin ditën e dytë të bisedimeve, me krizën në Iran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nënkryetari i Bashkisë Blendi Sulaj shkeli lejen e viles me pishinë, por ASHK e çertifikoi
Artikulli tjetër Shqipëria rrezikon të mbetet pa port

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA-ja furnizon Kosovën me armatim, me vlerë 14 milionë dollarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 15 Maj, 2026
Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, rikthen Lefter Kokën në burg
Aktuale Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Pakt Rama-Berisha për integrimin, mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat në Kuvend
Aktuale Analize Kryesore Politike 15 Maj, 2026
Trump-Xi përfundon “barazim”/ Analizat e para pas takimit
Aktuale Analize Bota Opinion Politike 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.