KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turqia kryesoi investimet e huaja në 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turqia kryesoi investimet e huaja në 2024
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Turqia kryesoi investimet e huaja në 2024

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 10:34 am
203 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Turqia ishte investitori i huaj kryesor në Shqipëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me një rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2024 ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 23% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim. Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e investimeve të huaja direkte.

Pas Turqisë, investitori i dytë më i madh për vitin 2024 ishte Italia, me një fluks total prej 200 milionë eurosh. Investimet italiane kanë pësuar një rënie të lehtë me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të vitit 2024 arriti në 1.68 miliardë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja (që ishin në rënie), por në të llogariten edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera.

Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Gjithashtu, stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.

Pas kryesoi investimet e huaja për pesë vite radhazi, Holanda zbriti në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2024. Vlera e investimeve holandeze ra në 176 milionë euro, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.54 miliardë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Ndër të paktët investitorë të mirëfilltë holandezë në Shqipëri është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit ka kryer investime të mëdha për me shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.

Vitin e kaluar, kjo kompani vendosi të ndërpresë shpimet në puset naftëmbajtëse në vendin tonë dhe ka lënë të kuptohet se me shumë mundësi do të heqë dorë përfundimisht nga kërkimet e naftës në Shqipëri.

Duke përjashtuar Shell, vlerat e larta të investimeve holandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Ajo është edhe një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investori i katërt më i rëndësishëm vitin e kaluar, për nga vlera e flukseve të reja, ishte Austria, me 119 milionë euro, vlerë kjo e njëjtë me vitin 2023. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë. Stoku i investimeve austriake në fund të 2024 arriti në 875 milionë euro, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.

Rritje të ndjeshme vitin e kaluar shënuan edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova, që arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve të Kosovës raportohet në 422 milionë euro, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.

Në fillim të këtij, viti biznesi i Kosovës realizoi një tjetër investim madhor në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishmin e realizuar deri më sot. Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, njoftoi blerjen e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bill Gates zbulon tre punët që do t’i mbijetojnë revolucionit të inteligjencës artificiale
Artikulli tjetër Kompensimi i ish-pronarëve 1.21 miliardë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.