KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompensimi i ish-pronarëve 1.21 miliardë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompensimi i ish-pronarëve 1.21 miliardë euro
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Kompensimi i ish-pronarëve 1.21 miliardë euro

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 2:27 pm
259 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vendimet për ish pronarët që kanë përfituar të drejtën për kompensim lidhur me pronat e tyre kapin nivelin 120 miliardë lekë apo 1.2 miliardë euro. Agjencia e Trajtimit të Pronës pranon në raportin e saj vjetor se kjo vlerë me shumë gjasa do të ndryshojë si efekt i ankimimeve që janë bërë karshi vendimeve të dhëna dhe që janë brenda afateve ligjore.

Dokumenti specifikon se nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015 deri në mbylljen e procesit të vlerësimit, ka ndërmarrë procedurat administrative të vlerësimit financiar për 27 023 vendime përfundimtare për kompensim të viteve 1993 – 2013. Në këtë raport ATP ndalet edhe një panoramë të përgjithshme të situatës dhe treguesve financiarë lidhur me vendimet e pronave. Konkretisht 20,532 vendime u vlerësuan financiarisht, nga të cilat 915 vendime u vlerësuan gjatë vitit 2024.

“Nga këto të fundit, 536 janë me vlerë pozitive 4.2 miliardë lekë dhe 73 rezultojnë me vlerë negative -647milionë lekë. Ndërsa për 306 vendime pritet plotësimi i dokumentacionit nga ana e subjekteve. Vlera totale e vendimeve me të drejtë kompensimi të vlerësuar financiarisht është 121 miliardë  lekë (vlera pritet të ndryshojë pasi ATP është në pritje të përfundimit të ankimimeve nga subjektet në bazë të afateve ligjore)” thuhet në raport. I njëjti dokument nënvizon se për 3126 vendime ku nuk është përcaktuar se ku bie parablerja ndërsa  2532 vendime për të cilat subjekti konsiderohet i kompensuar, vlera prej – 27.7 miliardë lekë.

Po kështu ATP vlerëson se janë 833 vendime të fshira gjatë procesit të rivlerësimit të tyre kurse   për 3,919 vendimet e prekura nga ndryshimet ligjore dhe fatura financiare është rritur me 16 miliardë lekë pas ndryshimeve ligjore.

“Nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 133/2015, janë depozituar 2,570 kërkesa për kompensim financiar dhe fizik, nga të cilat janë ekzekutuar 33.85%, përkatësisht 870 vendime, me një vlerë totale prej 8.4 miliardë lekë. Nga këto, 87 vendime janë mbyllje procedimi, ndërsa është shpërndarë gjithashtu një sipërfaqe prej 765 ha tokë nga fondi fizik. Pjesa e mbetur e kërkesave nuk është ekzekutuar kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, vonesave nga ndryshimet ligjore, mungesën e deklaratave noteriale, problematika të lidhura me tagrin e prokurave dhe çështje të tjera administrative që kanë penguar përfundimin e procedurave ligjore” thuhet në raport.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia kryesoi investimet e huaja në 2024
Artikulli tjetër Gjykata e Bosnjes kërkon lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar për Dodik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.