KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermania pranon mocionet për ashpërsimin ligjit për azilin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjermania pranon mocionet për ashpërsimin ligjit për azilin
AktualeBotaOpinionPolitikeSociale

Gjermania pranon mocionet për ashpërsimin ligjit për azilin

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 10:36 am
141 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Propozimi i kandidatit për kancelar të CDU-së, Friedrich Merz, për ashpërsimin e politikës për azilin u miratua në parlamentin gjerman me tri vota diferencë.

Në një atmosferë të ndezur parlamenti gjerman debatoi për rrugën e duhur në politikën për azilin dhe migracionin. Debati u nxit nga drejtuesi konservator i opozitës, kryetari i partisë CDU, Friedrich Merz, i cili ka shanse të mira për t’u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të Bundestagut më 23 shkurt. Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër bavareze, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag, në të cilët kërkohet një ashpërsim i konsiderueshëm i politikës së imigracionit. Nga 703 deputetët e pranishëm në votim për mocionin e parë votuan pro 348 deputetë, 345 kundër dhe 10 abstenuan.

Kontrolle të vazhdueshme dhe refuzim në kufi

Në mocionin e parë kërkoheshin ndër të tjera, kontrolle të vazhdueshme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalimin për të hyrë në Gjermani të të gjithë atyre personave që nuk kanë dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse ata kërkojnë azil. Po ashtu personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermani duhet të arrestohen dhe nga Gjermani duhet të dëbohen për ditë të huajt që nuk kanë leje qëndrimi.

Mocioni për sigurinë e brendshme nuk gjen mbështetje

Me mocionin e dytë CDU/CSU synonte një “ndryshim në politikën e sigurisë së brendshme”. Megjithatë asnjëri nga mocionet nuk ka veprim detyrues për qeverinë gjermane. Ndryshe qëndron puna me kërkesën për ashpërsimin e ligjit për emigracionin, për të cilin Bundestagu do të votojë me propozimin e partive CDU dhe CSU të premten.

Ky projektligj parashikon ndër të tjera kufizimin e emigracionit në Gjermani dhe ndalimin e bashkimit familjar për personat që gëzojnë të ashtuquajturën të drejtë për mbrojtje shtesë. Fjala është për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por që për momentin lejohen të qëndrojnë në Gjermani për arsye të tjera.

Për këtë projektligj kanë deklaruar se do të votojnë me ‘po’ partitë AfD, FDP dhe madje edhe BSW. Por që të miratohet përfundimisht ky lidh duhet të kalojë edhe përmes Këshillit Federal, Bundesrat, organi ku përfaqësohen 16 landet federale. Nëse Bundesrat-i do ta miratojë këtë ligj është më se e hapur. Sidoqoftë Këshilli Federal mund të merret me këtë çështje vetëm pas zgjedhjeve të reja parlamentare më 23 shkurt.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vetëm 4% e të moshuarve marrin pension dinjitoz
Artikulli tjetër “Tërmet” në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen drejtorë të rëndësishëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.