KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani emëron djalin e Ali Khameneit udhëheqës të ri suprem
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani emëron djalin e Ali Khameneit udhëheqës të ri suprem
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Irani emëron djalin e Ali Khameneit udhëheqës të ri suprem

Përditësimi i fundit: 9 Mars, 2026 9:00 am
198 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Udhëheqësit e republikës islamike të Iranit kanë emëruar Mojtaba Khamenein për ta zëvendësuar babanë e tij, Ajatollah Ali Khamenein, si udhëheqës suprem të Iranit.

Zgjedhja e tij nga Asambleja e Ekspertëve e Iranit, pas vrasjes së Khameneit në një sulm amerikano-izraelit, shënon herën e parë që djali i një udhëheqësi suprem pason babanë e tij në Republikën Islamike.

Mojtaba Khamenei është shfaqur rrallë herë në publik dhe kurrë nuk i është drejtuar një audience përtej klasave të seminareve fetare.

Megjithatë, ai shihet gjerësisht si një figurë e errët që vepron prapa skenave dhe që ka ndikim mbi ata që janë më pranë zyrës së udhëheqësit suprem dhe institucioneve të sigurisë së Iranit.

Por, kush është Mojtaba Khamenei dhe si u bë emri i tij një nga opsionet më kontroverse për pasimin e babait të tij?

“Mjeshtri” Mojtaba

Djali i dytë, 56-vjeçar, i ish-udhëheqësit suprem iranian është përshkruar prej kohësh si “rojtari i portës”.

Pavarësisht se nuk ka mbajtur kurrë një post zyrtar qeveritar, Mojtaba Khamenei ka kaluar dy dekada në qendër të zyrës së babait të tij, Beyt, duke koordinuar mes establishmentit klerikal dhe Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Ali Khamenei njëherë pati paralajmëruar kritikët e brendshëm që t’i referoheshin djalit të tij vetëm si “Agha” ose “Mjeshtër”.

Në vitin 2005, Mehdi Karroubi, një kandidat presidencial i mundur, e akuzoi Ali Khamenein se po e mbështeste djalin e tij, Mojtaban, gjatë fushatës zgjedhore për Mohammad Baqer Qalibaf.

Karroubi më vonë zbuloi se kur një nga të moshuarit i tha Ali Khameneit: “Djali i Madhërisë Suaj po mbështet filanin në zgjedhje”, Khamenei u përgjigj: “Ai është një mjeshtër, jo thjesht fëmija i një mjeshtri”.

Kjo ishte fjalia që e solli për herë të parë emrin e Mojtaba Khameneit në politikën iraniane, jo vetëm si një nga djemtë e udhëheqësit suprem, por si një figurë politike më vete.

Tani, me zgjedhjen e tij si udhëheqës suprem i Republikës Islamike nga Asambleja e Ekspertëve, ai zyrtarisht bëhet qendra e strukturës së brishtë të pushtetit të Republikës Islamike.

Besohet se Mojtaba Khamenei mbështetet nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dhe përzgjedhja e tij përfaqëson vazhdimësi. Mbështetësit argumentojnë se afërsia e tij e thellë me aparatin e sigurisë e bën atë më të aftin për të ruajtur rendin gjatë një konflikti aktiv.

Kritikët paralajmërojnë për “sundim trashëgimor”

Megjithatë, ngritja e tij në këtë post rrezikon të shkaktojë zemërim brenda vendit, veçanërisht mes mbështetësve thelbësorë të Republikës Islamike. Kritikët argumentojnë se një lëvizje drejt “sundimit trashëgimor” tradhton vetë rrënjët antimonarkiste të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Pamja e një djali që pason babanë e tij ndoshta i ngjan pamjes së një monarkie”, kishte thënë Farzan Sabet, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Geneva Graduate School, për REL-in në vitin 2024.

Një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve në vitin 2024 kishte këmbëngulur se Khamenei kishte kundërshtuar idenë që djali i tij të merrte detyrën gjatë bisedave me asamblenë.

Për më tepër, rangu relativisht i ulët klerikal i Khameneit të ri, si Hojatoleslam, mbetet një pikë kontestuese. Një agjenci lajmesh e lidhur me seminaret fetare të Iranit e ka quajtur që nga viti 2022 ajatollah, një titull nderi i rezervuar për klerikë të rangut të lartë.

Në vitin 2022, ish-kryeministri Mir Hossein Mousavi, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga viti 2011, paralajmëroi se Ali Khamenei po e përgatiste djalin e tij për ta pasuar, duke ringjallur në mënyrë efektive pasimin trashëgimor që revolucioni i vitit 1979 synonte ta përfundonte.

“A janë kthyer dinastitë e 2.500 vjetëve në mënyrë që djali ta pasojë babanë në pushtet?”, shkroi ai.

Në përgjigje të këtyre kritikave, Asambleja e Ekspertëve theksoi se emërimi i udhëheqësit suprem bazohet në “përzgjedhje sipas meritës”.

Hetimet e fundit, përfshirë një raport të Bloomberg të publikuar në fund të janarit, përshkruan një portofol të gjerë dhe sekret pronash të paluajtshme të lidhura me Mojtaba Khamenein, i cili ndodhet nën sanksione të SHBA-së që nga viti 2019.

Raportet sugjerojnë se ai ka arritur të ruajë dhe të zgjerojë një rrjet global pasurish luksoze përmes ndërmjetësve dhe kompanive guackë.

Bashkëshortja e Mojtaba Khameneit, Zahra Haddad Adel, u vra gjithashtu në të njëjtin sulm amerikan dhe izraelit si vjehrri i saj, udhëheqësi suprem.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Kopsitet’ Inceneratori i Elbasanit! SPAK me 3 akuza për Ahmetajn
Artikulli tjetër Ligjvënësit amerikanë debatojnë për ndikimin e luftës në Iran mbi Ukrainën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.