Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me përplasjen mes Erion Veliajt dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, pas takimit të këtij të fundit me kryebashkiakun në burgun e Fierit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meksi e ka cilësuar çështjen si një ngjarje serioze që kërkon verifikim institucional. Kjo duke theksuar se nëse pretendimet e Veliajt për presion politik në qeli rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një precedent tejet shqetësues.
Sipas ish-ministres, përgënjeshtrimi i ministrit Gogu nuk mjafton për të sqaruar situatën, ndërsa kërkon transparencë mbi arsyet e vizitës, cilësinë në të cilën ai është paraqitur në burg dhe mënyrën se si është dokumentuar takimi.
Meksi kërkon që Toni Gogu të japë shpjegime të plota për vizitën, kryeministri Edi Rama të garantojë se pushteti ekzekutiv nuk është përdorur për presion politik, ndërsa institucionet e drejtësisë të verifikojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra publike.
Marrë nga Dosja.al