KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KQZ, 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KQZ, 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

KQZ, 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2025 7:31 pm
283 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor.

Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor 16 prill – 14 korrik 2025; një buxhet gati dy herë më i lartë se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 kur u shpenzuan 51 milionë lekë për të njëjtin zë.

Rreth 15% e këtyre pagesave ose 14.8 milionë lekë shkuan për kompaninë e dizajnit dhe reklamave, “PIK”. Pjesa tjetër e buxhetit prej rreth 84.7 milionë lekësh u nda mes dy grupeve të mëdha mediatike dhe një liste prej 19 mediash të tjera kombëtare dhe informative.

Grupi mediatik Klan dhe mediat e lidhura me të morën 14.4 milionë lekë nga reklamat e KQZ-së ose 17% të parave të ndara për kompanitë mediatike. Top Media, përfshirë Top Channel, radion Top Albania dhe Top News ka marrë 13.7 milionë lekë ose 16% të totalit. Së bashku, dy grupet e mëdha mediatike morën mbi 33% të totalit të shpenzimeve të KQZ-së për informim gjatë zgjedhjeve.

Euro Balkans News (kompania e Euronews Albania), Media Vizion (që zotëron Vizion +) dhe MTSC (që zotëron Report TV) morën secila nga 9 milionë lekë, ndërsa Focus Media News që zotëron televizionin News 24 mori 8.5 milionë lekë.

Tri mediat e tjera, ABC News, A2 CNN (përmes G2 Media) dhe ORA (Ora News + RTV Ora) kanë marrë secila nga 4.5 milionë lekë. Syri TV, që u pagua përmes kompanisë “3 DS & AF Entertainment” mori 3.7 milionë lekë dhe MCN (përmes kompanisë Johaniteri) ka marrë 1.5 milionë lekë.

Lista mbyllet me një grup mediash më pak të njohura, përfshirë City News Albania me 800 mijë lekë, Panorama TV, Fax Media News, Club Muzikor e të tjera, që kanë marrë nga 500 mijë lekë për reklamat nga KQZ. Pagesa më e vogël është ajo për Ismet Drishtin si person fizik.

Edhe pse shpenzimet për fushatën edukuese të KQZ-së u rritën në zgjedhjet e fundit, numri i përfituesve në media thuajse u përgjysmua: nga 43 subjekte në zgjedhjet lokale të dy viteve më pare në 21 përfitues unikë gjatë kësaj fushate.

Për ekspertët e medias, mungesa e një sistemi të pavarur të matjes së audiencës dhe kufizimi i numrit të përfituesve ka sjellë penalizimin e mediave të vogla dhe lokale.

“Në këtë kontekst, mediat e vogla dhe lokale mbeten strukturalisht të penalizuara nga kjo mënyrë shpërndarjeje. Për mediat e vogla dhe lokale, që operojnë me kapacitete më të kufizuara financiare dhe njerëzore, kjo përkthehet në më pak mundësi për mbulim zgjedhor në terren dhe përfaqësim të çështjeve lokale gjatë fushatës,” tha Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCiDEV.

Bino theksoi gjithashtu se roli i mediave lokale bëhet edhe më i rëndësishëm në kushtet kur fushata mbulohet përgjithësisht përmes materialeve të gatshme dhe komunikimi kontrollohet nga aktorët politikë.

“Ato mbeten ndër aktorët e paktë që mund të ofrojnë raportim nga terreni, kontekst lokal dhe ndërmjetësim real mes qytetarëve dhe politikës, duke kontribuar në një informim më të balancuar dhe më afër interesit publik gjatë procesit zgjedhor,” theksoi Bino.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat e huaja për Air Albania: Borxhe, padi dhe fundi i një projekti politik
Artikulli tjetër Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.