Një 52-vjeçar, i kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, është arrestuar në Tiranë. Ai fshihej për një kohë të gjatë duke përdorur dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova.
Personi i arrestuar, Besim Sherifi, akuzohet për vrasjen e tre shtetasve në vitin 2007 në fshatin Kopanica, Shkup, dhe ka një dënim të mundshëm të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut.
Materialet procedurale, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Marrë nga Syri TV