KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Botërori 2026/ Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Botërori 2026/ Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale
AktualeAnalizeSocialeSporti

Botërori 2026/ Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 8:08 am
161 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Zvicra ka siguruar një kualifikim historik në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti Kolumbinë me penallti pas një barazimi 0-0 në 120 minuta lojë në Vancouver.

Me këtë sukses, helvetët arrijnë mes tetë skuadrave më të mira të turneut për herë të parë që nga Botërori i vitit 1954, kur ishin vend organizator.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe raste nga të dyja skuadrat. Kolumbia u shfaq më e rrjedhshme në qarkullimin e topit, me James Rodríguez dhe Luis Díaz që krijuan rrezik në sulm, ndërsa Zvicra u mbështet te loja fizike dhe kundërsulmet. Portieri Gregor Kobel bëri një pritje spektakolare ndaj Gustavo Puerta, ndërsa në anën tjetër Camilo Vargas ndali goditjet e Fabian Rieder dhe Dan Ndoye.

Edhe pjesa e dytë vijoi me të njëjtin intensitet, por pa gola. Të dyja ekipet krijuan raste të mira, ndërsa statistikat treguan një ekuilibër të plotë në posedim dhe në prekjet brenda zonës. Ndoye humbi një mundësi të artë për Zvicrën, duke e dërguar topin jashtë portës.

Në kohën shtesë, Kolumbia kërkoi një penallti që nuk u akordua, ndërsa Jhon Lucumí ishte shumë pranë golit, por goditja e tij me kokë u ndal nga traversa. Në krahun tjetër, Zeki Amdouni testoi Vargasin me një goditje të fortë, por rrjetat mbetën të paprekura edhe pas 120 minutash.

Drama u zhvendos te penalltitë. Davinson Sánchez humbi për Kolumbinë duke goditur traversën, por Manuel Akanji nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin pasi e dërgoi topin mbi portë. Më pas, Gregor Kobel priti penalltinë e Cucho Hernández, duke i dhënë mundësinë Rubén Vargas që me goditjen vendimtare të vuloste kualifikimin e Zvicrës.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Argjentinën, kampionen në fuqi, ndërsa Kolumbia eliminohet pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Botërori 2026/ Argjentina përmbys Egjyptin për të kapur çerekfinalen
Artikulli tjetër Botërori 2026/ Tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot të hapur kundër Francës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.