KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Doganat/ Të ardhurat tejkalojnë 2 miliardë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Doganat/ Të ardhurat tejkalojnë 2 miliardë euro
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Doganat/ Të ardhurat tejkalojnë 2 miliardë euro

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 12:21 pm
196 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Doganat shqiptare kanë arritur një nivel rekord të të ardhurave për 10-mujorin që arritën në 199,7 miliardë lekë, ose rreth 2.06 miliardë euro.

Ne krahasim me 10-mujorin 2024 janë realizuar rreth +9,2 miliardë lekë më shumë (104,9%) ose 95 milionë euro më shumë, sipas burimeve zyrtare të Doganave.

Pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit në rreth 7,8 miliardë lekë, për shkak të mbiçmimit të Lekut ndaj Euros me 3% dhe Dollarit amerikan me 5%, si valutat kryesore që realizohen importet, performanca e të ardhurave nga Doganat ka shënuar rekord mbështetur në mirëmenaxhimin, lehtësimin dhe digjitalizimin e procedurave doganore të shoqëruar me rritjen e kontrollit aposterior, si dhe analizave më efikase të riskut, njoftuan Doganat.

Nga të dhënat operative, rezulton se 10-mujori 2025 ka rezultatin më të lartë në historinë e doganave shqiptare.

Doganat kanë dhënë informacion dhe për faktorët që kanë ndikuar te çdo taksë, krahasuar me periudhën e njëjtë, një vit më parë.

Taksa Doganore, +460 Milionë lekë një shumë e ndikuar nga ndryshimi origjinës së importit të artikullit;  Mallrat e konsumit të pergjithshëm +185 Milionë Lekë, Konstruksione Metalike me +123 Milionë lekë, dhe Frutat +48 Milionë lekë dhe Ushqimet e përgatitura me +35 Milionë Lekë etj…

Akciza, në total +5,8 Miliardë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit te Karburantit me rreth +3,1 Miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 71,000 tonë), Cigare me +2 Miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 232 ton), Vaj lubrifikant +84 Milionë lekë dhe Pije alkoolike vendi me +70 Milionë lekë.

TVSH në import, krahasuar me 9-mujorin 2024 ka dhënë rreth +3,7 Miliardë lekë më shumë të ardhura nga doganat, e ndikuar kryesisht nga:  +2 Miliardë lekë nga Energjia elektrike, +648 Milionë lekë nga rritja importit te Cigaret, +500 Milionë lekë nga rritja e importit të karburantit, +391 Milionë lekë nga rritja e importit të konstruksioneve Metalike, +349 Milionë lekë nga rritja e konsumit të produktit Kafe si dhe +360 Milionë nga rritja e importit të produkteve të tjera,

Si vijon konsumi i mallrave kryesore të akcizës për periudhën 10 Mujore 2018-2025

Për 10-mujorin, mallrat e akcizës, me përjashtim të birrës kanë shënuar një rritje të lartë konsumi, të nxitura dhe nga numri i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin tonë.

Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave të doganave arriti në një rekord prej 639.8 mijë tonë, me një rritje prej 12.5% për 10-mujorin 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë tendencë ka ndikuar rritja e fortë e numrit të makinave në qarkullim dy vitet e fundit si dhe transporti i shtuar nga turistët.

Me rritje ka qenë dhe konsumi i cigareve, që arriti në 2.8 mijë tonë, me rritje gati 9% për 10-mujorin.

Në rritje ka qenë dhe konsumi i kafesë në vend, ku edhe në këtë tendencë një ndikim të lartë vlerësohet të kenë dhënë turistët. Për 10-mujorin, konsumi arriti në 6.7 mijë tonë, me rritje prej 3.5%.

Më dobët ka qenë konsumi i birrës, në rreth 82 mijë hektolitra, pothuajse në të njëjtat nivele të 10-mujorit të një viti më parë. Sipas operatorëve, konsumi nuk ka qenë aq i lartë sa pritej për shkak të dominimit të turistëve me kosto të ulët.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti “sekret”, i rrëzuar nga KED, po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi
Artikulli tjetër Pogradec:_Goditi me grusht këshilltarin bashkiak, arrestohet 27-vjeçari

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.