KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pogradec:_Goditi me grusht këshilltarin bashkiak, arrestohet 27-vjeçari
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pogradec:_Goditi me grusht këshilltarin bashkiak, arrestohet 27-vjeçari
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Pogradec:_Goditi me grusht këshilltarin bashkiak, arrestohet 27-vjeçari

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 12:24 pm
107 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kevi Muçllari, banor i Çërravës, i cili u përplas fizikisht me Engjëll Shyti këshilltarin e PD-së në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, është arrestuar nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari akuzohet për “goditje për shkak të detyrës”. Në njoftim, bëhet me dije se Muçllari fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe më pas ka goditur me grusht Shytin.

Njoftimi:

Pogradec/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin Kevi Muçllari, 27 vjeç, banues në Pogradec.

Më datë 10.11.2025, rreth orës 14:25, në ambientet e Bashkisë Pogradec, gjatë zhvillimit të një mbledhjeje nga Këshilli Bashkiak me prezencën e qytetarëve, ky shtetas fillimisht ka debatuar dhe ofenduar anëtarët e Këshillit Bashkiak, dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. Sh., 47 vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak, duke e goditur me grusht.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Qëndresa Qyteare ka reaguar dhe kërkon lirimin e 27-vjeçarit Kevi Muçllari, duke theksuar se ai kërkoi të drejtën për tokat e tij. Qëndresa Qytetare e dënon me forcë këtë veprim dhe i bën thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ILD dhe Avokatit të Popullit të monitorojnë këtë rast të paprecedentë.

Reagimi:

Qëndresa Qytetare: Të lirojnë Kevi Muçllarin, kërkoi të drejtën mbi tokën dhe u arrestua

QQ: Policia dhe Prokuroria të mos përdoren si instrumenta politike
QQ: KLP, ILD dhe Avokati i Popullit të monitorojnë rastin
Pasi u informuam nga familjarët e banorit të fshatit Çoravë, Kevi Muçllari, se pas një konflikti të krijuar në Këshillin Bashkiak Pogradec policia e ka arrestuar dhe akuzuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, nisur nga pamjet filmike të transmetuara në media, dënojmë me forcë këtë instrumentalizim politik të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për interesat e këshilltarëve apo partive politike.
Zhvillimi i sotëm në Këshillin Bashkiak Pogradec kishte të bënte me transferimin e pronave që fëmërët e asaj zone i përdornin për kullota prej vitesh, tek disa përfitues privatë të biznesit të fotovoltaikëve, duke u prerë mundësinë vetë banorëve për të ushqyer kafshët në kullotat e zonës.
Pas votimit pro nga 20 këshilltarë, mes banorëve të pranishëm dhe këshilltarëve u krijua një tension, i cili jo vetëm që nuk pati goditje “për shkak të detyrës”, por pati provokim fizik nga vetë këshilltarët në drejtim të banorëve.
Në këtë situatë shteti nuk duhet të godasë më të dobëtin, por më të padrejtin. Gjykata duhet të shfuqizojë vendimin arbitrar të Këshillit Bashkiak, jo të arrestojë djem e vajza që kërkojnë drejtësi për tokat e tyre.
Qëndresa Qytetare e dënon me forcë këtë veprim dhe i bën thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ILD dhe Avokatit të Popullit të monitorojnë këtë rast të paprecedentë.

Ngjarja e paprecedentë u regjistrua mesditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Pogradecit gjatë miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen më qira”. Njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti, është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës. Ndërkohë, ky i fundit tha për mediat se këshilltari e kishte ofenduar dhe kërcënuar, ndërsa deklaroi se këtë çështje nuk do ta lënë me kaq dhe do ta ndjekin në të gjitha hapat ligjore.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Doganat/ Të ardhurat tejkalojnë 2 miliardë euro
Artikulli tjetër 7 mijë automjete të vjetra çregjistohen përfundimisht

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.