Protestat e qytetarëve shqiptarë e kanë ndjekur kryeministrin Rama edhe në Dublin, ndërsa ndodhet aty në kuadër të takimeve të nivelit europian. Vizita lidhet me marrëdhëniet Shqipëri–Bashkimi Europian dhe diskutimet për integrimin europian të Shqipërisë.
Një grup emigrantësh të cilët jetojnë aty e kanë pritur me protesta, ndërsa kanë kërkuar edhe largimin e tij nga qeveria. “Rama ik”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”, këto ishin disa nga thirrjet e tyre.
Ditën e sotme në orën 14:00 do të zhvillohet protesta e 165-të kundër qeverisë, ku studentët dhe qytetarët do të mblidhen në Tiranë në vazhdimësi të revoltës së tyre. Tubimi do të nisë përpara Ministrisë, ndëra më pas ata do të marshojnë në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.
Marrë nga Dosja.al