KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rrënojat e një fshati grek shfaqen, pas thatësirës së një dige
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Rrënojat e një fshati grek shfaqen, pas thatësirës së një dige
RajoniSociale

Rrënojat e një fshati grek shfaqen, pas thatësirës së një dige

Përditësimi i fundit: 4 Shtator, 2024 6:56 pm
120 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rrënojat e një fshati grek, që qëndronte i zhytur në ujë për dekada, janë rishfaqur pasi temperaturat e larta shkaktuan tharjen e pjesshme të një rezervuari të madh.

Banorët e fshatit Kallio u detyruan të evakuojnë shtëpitë e tyre më shumë se 40 vjet më parë, për t’i hapur rrugë digës Mornos në Greqinë Jugore, e cila furnizon me ujë kryeqytetin.

Megjithatë, kushtet e thatësirës në muajt e fundit bënë që nivelet e ujit të rezervuarit të bien në mënyrë dramatike, duke zbuluar se çfarë kishte mbetur nga disa shtëpi dhe një shkollë, shkruan BBC-i, transmeton Indeksonline.

Është hera e dytë që nga braktisja e Kallios që fshati shihet, sipas një ish-banori.

Hera e parë ishte në vitet ’90, gjatë një periudhe tjetër thatësie.

“Ju shihni katin e parë që ka mbetur nga shtëpia dykatëshe e vjehrrit tim… dhe pranë tij mund të shihni se çfarë ka mbetur nga shtëpia e kushërinjve të mi”, tha për AFP Yorgos Iosifidis, një pensionist 60-vjeçar që jetonte në Kallio.

Fshati përbëhej nga rreth 80 shtëpi, një kishë dhe një shkollë.

Nivelet e ujit të rezervuarit Mornos kanë rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit për shkak të kushteve të thatësirës në Greqi.

“Nëse nuk do të bjerë shi së shpejti, niveli do të bjerë më tej dhe problemi do të jetë më i mprehtë se sa ishte atëherë”, tha Iosifidis.

Greqia përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar dhe operatori shtetëror i ujit EYDAP tha se nivelet e ujit në digën e Mornos ishin ulur për 30%.

Rezervuarët e tjerë që furnizojnë me ujë rajonin e Atikës, që përfshin Athinën, kanë regjistruar gjithashtu një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit.

Me uljen e nivelit të rezervuarëve, autoritetet greke u kanë bërë thirrje 3.7 milionë njerëzve që jetojnë në rajon të mos e shpërdorojnë ujin.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi këtë javë se Greqia duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur burimet ujore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Norvegjia inauguron rrugën e parë, me karikim me wireless, për makinat elektrike
Artikulli tjetër Wiz: Durrësi, plazhi më i qetë në Evropë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.