KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria po humb lumenjtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria po humb lumenjtë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëria po humb lumenjtë

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 12:00 pm
272 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

“Zemra blu” e Europës po tkurret shpejt. Shqipëria ka humbur 1,144 kilometra lumenj natyror nga 2018 deri më 2025-ën.

Kjo gjetje vjen si rezultat i një studimi të kryer nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur që tregon se në më pak se një dekadë Shqipëria ka humbur 28% të lumenjve natyrorë.

Kjo si pasojë e zhvillimit të hidroenergjisë, ndërhyrjeve të pakontrolluara në lumenj për marrjen e ujit dhe ndryshimin e shtretërve.

“Segmentet e lumenjve në gjendje pothuajse natyrore ranë ndjeshëm nga 68% në vitin 2012 në vetëm 40% në vitin 2025. Gjatësia e lumenjve u tkurr nga 3,812 km linearë në 2,668 km linearë brenda vetëm shtatë vitesh (2018–2025)”, thuhet në raport.

Raporti thekson se Shqipëria ka humbur shumë lumenj të paprekur si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve gjatë 10-15 viteve të fundit.

“Ndërsa disa nga lumenjtë si Vjosa dhe Kanioni i Osumit vijojnë të mbetet të paprekur”, thekson raporti.

Ulrich Eichelmann, drejtues i Riverwatch u shpreh se Shqipëria mbrojti me sukses Vjosën dhe disa degë të saj, por shumë lumenj të tjerë u degraduan gjatë dekadës së fundit.

“Këto gjetje duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për qeverinë shqiptare që të mbrojë lumenjtë në të gjithë vendin, jo vetëm në një pellg të vetëm, veçanërisht duke pasur parasysh aspiratat e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, deklaroi Ulrich Eichelmann.

Studimi nënvizon edhe shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës në mars të 2023-it, duke parandaluar rreth 40 hidrocentrale të planifikuara.

“Megjithatë, të dhënat tregojnë qartë se ndërsa ne festuam këtë fitore, degradimi u përshpejtua në lumenjtë në të gjithë pjesën tjetër të vendit. Shqipëria nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë lumenjtë e tjerë të mbetur të egër, ato janë asete natyrore të pazëvendësueshme dhe thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, u shpreh Dr. Ulrich Schwarz, hartues i studimit.

Besjana Guri, drejtuese e qendrës LUMI dhe fituese e çmimit mjedisor “Goldman” për fushatën e Vjosës, tha për Citizens.al se ky studim evidenton se sa shqetësuese është situata e lumenjve në Shqipëri.

“Është një gjendje aspak e favorshme për natyrën shqiptare, për komunitetet lokale apo edhe bizneset me bazë zhvillimin e turizmit natyror. Nuk mund të sakrifikojmë të gjithë pjesën tjetër të lumenjve edhe pse kemi arritur të mbrojmë pjesën më të madhe të pellgut të Vjosës”, u shpreh Besjana Guri, ndërsa theksoi se Vjosa duhet të shërbejë për institucionet tona si një bazë dhe model për tu ndjekur edhe me lumenjtë e tjerë të paprekur.

Sipas Gurit, ndër shkaqet kryesore të degradimit të lumenjve janë projektet e hidrocentraleve.

“Në 7-8 vitet e fundit lumenjtë tanë kanë pësuar një sulm të njëpasnjëshëm nga këto projekte duke e bërë shumë të vështirë rolin e aktivistëve dhe komuniteteve”, deklaroi ajo.

Gjatë viteve të fundit, Guri u shpreh se shoqëria civile i ka kërkuar qeverisë të pezullojë apo të ndalojë planet e hidrocentraleve si dhe të ndërmarrë strategji kombëtare gjithëpërfshirëse ku të vlerësohet ndikimi i tyre.

“Duke parë situatën alarmante, hidrocentralet e reja të planifikuara ku kryesisht janë HEC-e të vegjël ne 2 MV duhet të ndalohen sa më parë, pasi dëmi qe shkaktojnë në mjedis është aspak i vogël”, shtoi ajo më tej.

Sipas raportit prej vitit 2012 rajoni ka humbur rreth 2,450 kilometra lumenj të virgjër, ndërsa presioni për ndërhyrje vijon. Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhim energjie elektrike ka qenë një nga të paktat politika të pandryshuara gjatë dekadës së fundit në Shqipëri.

Citizens.al ka raportuar më herët se si gjatë 15 viteve të fundit Shqipëria ka mbi 211 hidrocentrale aktive, ndërsa 24 të tjerë janë në proces ndërtimi.

Vrulli për ndërtimin e hidrocentraleve mbetet i pandryshuar që prej vitit 2010, pavarësisht premtimeve për ndalimin e lejeve të reja, ndërsa roli i bashkive mbetet kryesisht administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën/ Vajza e presidentit amerikan takim me Ramën, Kushner nuk u bashkohet
Artikulli tjetër Bordi i Paqes/ Vjosa Osmani në skenë me Trumpin dhe liderë të tjerë botërorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.