KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Truproja e Messit dëbohet nga MLS
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Truproja e Messit dëbohet nga MLS
AktualeFokusSocialeSporti

Truproja e Messit dëbohet nga MLS

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2025 1:35 pm
295 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga tani e tutje nuk do të mund të shihen më veprimet e Yassine Cheuko, truprojës personale të Lionel Messit, i cili na ka mësuar me daljet e papritura në fushën e lojës për të ndaluar ata që shkonin drejt yllit argjentinas, qoftë për një përqafim, autograf ose “selfie”.

Truproja e fuqishme u ndalua nga MLS, e cila vendosi t’i japë fundo pranisë së tij përkrah fushës, gjatë ndeshjeve të Inter Miami. Kjo masë merret pas një vendimi të mëparshëm nga “Concacaf”, e cila e përjashtoi Cheuko nga ndeshjet e “Champions Cup”. “E respektoj këtë vendim dhe jam i gatshëm të kontribuoj në mënyra të tjera”, – ka thënë ai.

Cheuko kishte shpesh një prani të zakonshme pranë fushës, për gjithë kohën që Lionel Messi ishte titullar, duke ndjekur çdo veprim me një sy te lojtari i tij dhe një tjetër te publiku. Yassine Cheuko kishte dritën jeshile dhe mundësinë të kryente detyrën e tij gjatë ndeshjeve të Inter Miami, si në shtëpi, ashtu dhe në udhëtime, për të mbrojtur në çdo mënyrë integritetin e 8 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Dhe kishte të drejtë, pasi shpesh ylli argjentinas ishte objekt i ndërhyrjeve të papritura, kryesisht nga individë të vetmuar. Çdo herë ato ndërpriteshin nga ndërhyrja e papritur e Cheuko, i cili e ndalonte gjithmonë në kohë këdo që mund të mundohej të afrohej te Messi.

“Me Messin ka një problem të qartë, – ka shpjeguar së fundmi vetë truproja. – Është e vërtetë që deri më tani, që nga koha kur kam ardhur në vitin 2023, kam evituar 16 tentativa për të invaduar fushën dhe shkuar te Messi. Qëndrimi im larg fushës së blertë, sigurisht nuk do ta zgjidhte këtë problem”.

Megjithatë, MLS i dha fund kësaj situate, duke e përjashtuar Cheuko nga fusha, i cili nuk është më i autorizuar nga liga amerikane të jetë atje dhe, për më tepër, të ndërhyjë sipas dëshirës së tij duke invaduar vetë fushën e lojës.

Kështu, ai nuk do të mund ta bëjë më këtë, ashtu siç ndodhi me “Concacaf”, ku, për shembull, mori të njëjtën dënim pas përfshirjes në një përleshje mes Lionel Messit dhe anëtarëve të stafit kundërshtar. Bëhet fjalë për atë që ndodhi pas ndeshjes së parë të “Champions Cup” midis Inter Miami dhe Monterrey.

Yassine Cheuko nuk mund ta kundërshtojë vendimin e MLS, e vetmja gjë që mund të bëjë tani është të qëndrojë dhe ta mbrojë Messin nga një distancë “e sigurt”, si çdo tifoz tjetër, në momentet kur argjentinasi do të jetë i angazhuar në ndeshje.

“Jam më shumë se i gatshëm ta ndihmoj, megjithatë. E dua MLS-në, e adhuroj ‘Concacaf’… Nuk po them se jam më i mirë se kushdo tjetër, – ka përfunduar ai. – Kam përvojë në Europë dhe e dija që do të bëhej më e madhe në SHBA. Si do që të shkojë, respektoj vendimin”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrë nga NOA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta

Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në Britani me “vizë” elektronike. Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit
Artikulli tjetër Reshjet dëbore në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në -3 gradë celsius

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
Analize Bota Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.