Barazim 1-1 mes Egnatias dhe Tiranës në Rrogozhinë, në ndeshjen e Superiores.
Takimi u zhbllokua pas 37 minutash lojë, me kampionët e Shqipërisë që kaluan në epërsi. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Eljon Sota përfitoi në brëndësi të zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Në shtesën e fraksionit të parë, Soler nuhati mirë golin dhe barazoi shifrat.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia pësoi disfatë 1-2 ndaj Skënderbeut.