KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekspozita “Things Take Time” do te sjelle foto te viteve 1991-2010
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kulture > Ekspozita “Things Take Time” do te sjelle foto te viteve 1991-2010
Kulture

Ekspozita “Things Take Time” do te sjelle foto te viteve 1991-2010

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 7:36 am
168 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vepra të realizuara përgjatë viteve 1991-2010 në vendin tonë do të vijnë përmes fotografive në ekspozitën “Things Take Time”. Ekspozita që do të hapet këtë muaj në Qendrën për Hapje dhe Dialog është me fotografi nga fotografë të huaj dhe vjen e kuruar nga Sylvia Sachini. Në materialin nga CDO mbi ekspozitën thuhet se pas 45 vitesh diktaturë, një dritë po shihej në fund të tunelit. “Era e re frynte përtej drejt perëndimit. Muri i Berlinit ra, diktaturat gjithnjë e më shumë po binin…thirrjet e të rinjve për një Shqipëri evropiane dëgjoheshin kudo. Revoltat e qytetarëve, protestat deri tek lëvizja e madhe studentore e dhjetorit 1990, që tregoi se fuqia absolute e shtetit totalitar u dobësua. Për Shqipërinë nisi një epokë e re”, thuhet për ekspozitën. “Things Take Time” është ekspozita më e re që Qendra për Hapje dhe Dialog-COD prezanton më 17 korrik. Sipas COD, ekspozita do të sjellë vepra të realizuara përgjatë viteve 1991-2010, kohë që pasqyrojnë periudhën e rënies së komunizmit.

“Nën kujdesin e kuratores Sylvia Sachini, ekspozita me fotografi të bëra nga fotografë me famë ndërkombëtare të “MAGNUM PHOTOS” e që vijnë si dëshmi historike dhe gjithashtu si një ndihmë për të kuptuar tranzicionin që ndodhi në Shqipëri gjatë atyre viteve. Në çeljen e ekspozitës na nderojnë me praninë e tyre vetë artistët të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës; Alex Majoli, Carl De Keyzer, Enri Canaj, Martin Parr dhe Nicos Economopoulos”, thuhet nga COD. Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog, “MAGNUM PHOTOS”, Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, MISC-ATHENS dhe Albanian Center of Photography (ACOP).

Fotografia nga Alex Majoli pjesë e ekspozitës  

Qendra për Hapje dhe Dialog ka publikuar dhe një fotografi të fotografit Alex Majoli që vjen në “Things Take Time”. COD shprehet se na sjell në këtë ekspozitë një prej fotove të tij si kujtesë e kohës së ndalimit të transmetuesve të huaj, që kur televizioni kishte hyrë në familjet shqiptare përgjatë komunizmit duke treguar hilaritet. “Edhe pse në fshehtësi të plotë, familjet krijuan mekanizma të ndryshme se si të arrinin valët televizive italiane, greke, malazeze, etj, në shtëpitë e tyre”, thuhet nga COD.

Alex Majoli është një fotograf italian i njohur për dokumentacionin e tij të luftës dhe konfliktit. Ai është anëtar i Magnum Photos. Vepra e Alex Majolit ka në fokus gjendjen njerëzore dhe teatrin brenda përditshmërisë sonë. Ekspozita do të jetë e hapur në COD për publikun nga data 17 korrik deri më 17 gusht 2024. Ekspozita që do të hapet këto ditë vere në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD në Tiranë vjen në vijim dhe të atyre që janë hapur më parë për publikun, ku nuk kanë munguar dhe ato me punë të artistëve ndërkombëtarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Presidenti amerikan i kërkon rrjetit ABC, shkarkimin e moderatorit Jimmy Kimmel

Televizioni publik i Sllovenisë bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, ditë zie kombëtare në Kosovë

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mitsotakis për Shkupin: Shkelja e Marrëveshjes së Prespës rrezikon sigurinë
Artikulli tjetër Libra të bibliotëkes së Ernest Koliqit i dhurohen bibliotekës së Shkodrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.