KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:00 pm
153 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Që prej pandemisë, numri i prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve është rritur ndjeshëm. Vlora, Lezha dhe Tirana janë pikat më të nxehta të këtij fenomeni, me përqindjet më alarmante të fëmijëve të pavaskinuar. Dezinformimi dhe teoritë konspirative në rrjetet sociale po sfidojnë shëndetin publik, teksa ekspertët paralajmërojnë se rikthimi i mbulimit vaksinal mbi 95% është jetik, përndryshe rreziku i shpërthimeve epidemike mbetet i pashmangshëm.

Përmbajtja
Frikë nga autizmiVaksinim me frikëRrethet më problematike

Afër 18 për qind e fëmijëve në Qarkun Vlorë, nuk morën vaksinën e detyruar për vitin 2024, ndërsa edhe në rrethe të tjera të mëdha, refuzimi mbetet i lartë. Të dhënat mbi mbulimin vaksionor në vend në periudhën 2015-2024, të siguruara nga Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP), ngrenë shqetësimin se vaksinimi në vend që nga koha e pandemisë dhe në vijim, ka ardhur në ulje.

Në rastet e shfaqjes së fruthit dhe sëmundje të tjera ngjitëse në moshat pediatrike, është vërtetuar se fëmijët kanë refuzuar vaksinat dhe ky fenomen po zgjerohet, pavarësisht se shërbimi vaksinor mbetet i mbuluar në të gjithë vendin dhe autoritetet thonë se sensibilizimi është shtuar.

Një nga masat kryesore për të detyruar prindërit të vaksionojnë fëmijët është mosregjistrimi në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Nëse nuk paraqesin kartelën e plotësuar të vaksinimit, fëmijët nuk mund të regjistrohen. Por ky rregull nuk aplikohet në sektorin privat.

 “Gjatë vitit 2025, u evidentua një shpërthim i fruthit me disa raste në një çerdhe private në Fier, ku u konstatua se fëmijët e prekur ishin të pavaksinuar. Ky rast nënvizon nevojën për forcimin e kontrollit dhe zbatimin e njëtrajtshëm të kritereve të vaksinimit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, thotë për Faktoje.al, mjekja epidemiologe, Rovena Daja, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Frikë nga autizmi

Shtimi i rasteve të shfaqjes së autizmit në grupmoshat 2-3 vjeç shpesh është lidhur nga prindërit me kryerjen e vaksinave, por kjo teori pa bazë shkencore, e shoqëruar edhe me publikime pa kritere në rrjetet sociale të deklaratave nga “konspiracionistë”, përveç konfuzionit ka sjellë refuzim të vaksinimit të fëmijëve nga disa prindër.

“Sipas vlerësimeve zyrtare të Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), vaksinat që hasin më shpesh problematika në zbatimin e tyre janë vaksina FRP (Fruth–Rubeolë–Parotit) dhe vaksina kundër HPV-së. Një nga polemikat më të spikatura lidhet me vaksinën FRP/MMR dhe pretendimin se ajo shkakton autizëm”- thotë mjekja epidemiologe, eksperte në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja.

Sipas saj, ky pretendim e ka origjinën nga një artikull i publikuar në vitin 1998 në revistën The Lancet, nga Andrew Wakefield, i cili më vonë u tërhoq për shkak të shkeljeve serioze etike dhe metodologjike.

“Ky publikim shtuar edhe shumë raste të publikimeve pa bazë shkencore, apo duke u mbështetur në teori konspirative janë disa nga shkaqet që prindërit refuzojnë ti vaksinojnë fëmijët”, thotë ekspertja Daja.

“Sa i përket vaksinës kundër HPV-së, ajo perceptohet nga disa prindër si “vaksinë e re” në Shqipëri. Në fakt, kjo vaksinë përdoret globalisht prej më shumë se 20 vitesh, me një profil të lartë sigurie dhe efikasiteti në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me HPV”, shton ajo.

Vaksinim me frikë

Në një vëzhgim të bërë nga Faktoje. al në kopshte të Tiranë, prindërit thonë se shpesh vihen në mëdyshje mbi vaksinimin, duke e shtyrë disi në kohë injektimin e dozave të përcaktuara në kalendar strikt nga institucionet shëndetësore. Megjithatë, të tjerë pranojnë se kanë dëgjuar, madje edhe në çerdhe dhe kopshte ku kanë fëmijët e tyre që disa nga prindërit refuzojnë të bëjnë vaksinat.

“Po njoh disa që e kanë shumë merak dhe akoma s’ia kanë bërë. Fëmija bën 3 vjeç dhe akoma s’ia kanë bërë (vaksinën). Personalisht se kam pasur fare merak këtë gjë”-thotë një nënë e re.

Një ndërlidhje e frikës së prindërve e shoqëruar me dezinformacionin e marrë në rrjetet sociale, kryesisht nga burime të pakunfimuara dhe jo shkencore, ka bërë që në vendin tonë nga nisja e pandemisë dhe deri më tani të kemi një problem në vaksionimin e fëmijëve.

“Vaksinat që paraqesin më shpesh problematika janë: vaksina ndaj FRP (kundër fruthit, rubeolës dhe parotit), doza e parë që aplikohet 12-15 muaj dhe vaksina ndaj HPV që aplikohet 13 vjeç”, thotë ISHP për Faktoje.

Sipas këtij institucioni, duke parë uljen e numrit të fëmijëve të vaksionuar që nga periudha e pandemisë është punuar si me sensibilizim të shtuar, ashtu edhe rekomandime të përhershëm nga mjekë pediatër për të ndërgjegjësuar prindërit për vaksionim në kohë dhe të plotë sipas kalendarëve të vendosur nga institucionet shëndetësore.

Rrethet më problematike

Në referim të të dhënave nga ISHP, qarku me për qindje më të lartë të vaksionimit është ai i Dibrës. Edhe në periudhë pandemie niveli i vaksinimit ka qenë mjaft i lartë, ku për disa vite rresht rezulton edhe në masën 100 për qind të vaksinimit.

Situatë krejt tjetër është në qarkun Vlorë me numër të lartë popullsie. Veçanërisht viti 2024 cilësohet si më problematik ku 82.3 për qind e fëmijëve morën vaksinat, ndërsa 17.7 për qind e kanë refuzuar. Për ekspertët kjo cilësohet shifër shumë e lartë dhe shqetësuese. Po ashtu edhe në vitet e mëparshme për vitet 2021-2023 luhatet mes shifrave 87-90 për qind me mbulesë vaksinore.

Pas Vlorës, një tjetër qark me probleme në vaksionim konsiderohet edhe Lezha. Trendi i rënies nis në periudhë pandemie dhe ka mbajtur të njëtën kurbë për vitet pasardhëse në shifrat deri në 96 për qind.

Po ashtu Tirana dhe Shkodra në vlera të përafërta rezulton se 3-4 për qind e fëmijëve figurojnë të pavaksinuar, një shifër problematike referuar numrit të lartë të banorëve që kanë të dyja qarqet në vend.

“Pandemia COVID-19 ka pasur ndikim të ndjeshëm në programet e vaksinimit jo vetëm në Shqipëri, por është një fenomen i vërejtur në nivel global. Në periudhën pas pandemisë, Programi Kombëtar i Vaksinimit ka organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe informimi për prindërit, ka realizuar trajnime dhe aktivitete sensibilizuese me stafin mjekësor, me fokus komunikimin me prindërit hezitues ndaj vaksinimit. Këto aktivitete vijojnë edhe aktualisht, me qëllim rikthimin dhe ruajtjen e mbulesës vaksinale mbi 95 % sipas udhëzimeve të OBSH-së”, thotë ISHP.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vizita e Ramës në Izrael dhe llogaritë për mbijetesë politike
Artikulli tjetër Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.