KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 10:26 am
124 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gati gjysma e ekonomisë së Shqipërisë është e përqendruar vetëm në qarkun e Tiranës. Të dhënat rajonale të INSTAT-it tregojnë se në vitin 2023 Tirana gjeneroi rreth 1.036,9 miliardë lekë Produkt të Brendshëm Bruto, ose 43,86% të PBB-së së gjithë vendit, ndërsa ekonomia kombëtare vlerësohej në 2.364,2 miliardë lekë.

Përqendrimi bëhet edhe më i dukshëm kur Tiranës i shtohen Fieri dhe Durrësi. Fieri gjeneroi 249,9 miliardë lekë dhe përfaqësoi 10,57% të PBB-së, ndërsa Durrësi 244 miliardë lekë ose 10,32%. Së bashku, tre qarqet prodhuan rreth 1.530,8 miliardë lekë, ose 64,75% të të gjithë PBB-së së Shqipërisë.

Në skajin tjetër është Kukësi, me vetëm 33,9 miliardë lekë PBB dhe një peshë prej 1,44% në ekonominë kombëtare. Kjo do të thotë se, në vlerë të përgjithshme, ekonomia e qarkut Tiranë ishte rreth 30 herë më e madhe se ajo e Kukësit në vitin 2023.

Tirana nuk ka vetëm peshën më të madhe në madhësinë e ekonomisë, por dha edhe kontributin kryesor në rritjen e saj. Ekonomia shqiptare u rrit në terma realë me 4,02% në vitin 2023, ndërsa kontributi i qarkut Tiranë në këtë rritje ishte 2,06 pikë përqindjeje. Kjo përfaqëson pak më shumë se gjysmën e rritjes reale kombëtare. Pas Tiranës, kontributin më të madh e dhanë Fieri me 0,43 pikë përqindjeje dhe Durrësi me 0,42 pikë përqindjeje.

Megjithatë, qarku me ritmin më të lartë të rritjes reale nuk ishte Tirana. Vlora u rrit me 5,22%, Tirana me 4,71% dhe Fieri me 4,13%, ndërsa rritjen më të ulët e regjistroi Shkodra me 1,32%. Diferenca është se pesha shumë më e madhe e Tiranës në ekonominë kombëtare bën që edhe një normë rritjeje më e ulët se ajo e Vlorës të ketë ndikim shumë më të madh në rezultatin e përgjithshëm të vendit.

Përqendrimi ekonomik në kryeqytet është rritur lehtë edhe në raport me një vit më parë. Pesha e Tiranës në PBB-në kombëtare kaloi nga 43,78% në vitin 2022 në 43,86% në 2023. Në të njëjtën periudhë, PBB-ja me çmime korente e qarkut u rrit nga 941,3 miliardë në 1.036,9 miliardë lekë, ndërsa rritja nominale ishte 10,16%.

Të dhënat nxjerrin në pah një ekonomi me diferenca të forta territoriale: një qark i vetëm gjeneron afro 44% të PBB-së, ndërsa Tirana, Fieri dhe Durrësi së bashku afro dy të tretat. Përtej ritmit të rritjes së secilit qark, shifrat tregojnë se rezultati ekonomik kombëtar vazhdon të varet në masë të madhe nga aktiviteti i përqendruar në Tiranë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb kërkon falje

Spektakël shqiptar në SuperLigën turke, Muçi dhuron 3 asiste dhe Laçi shënon

Derbi i Stambollit shpërthen në dhunë masive, pas bilbilit të fundit

Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve

Propozohet rritje për akcizën e duhanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Artikulli tjetër Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë/ Studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Media amerikane: Trump dëshiron që Orban të jetë shefi i ardhshëm i OKB-së
Analize Bota Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama: “Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dhunën policore gjatë protestave”
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.