KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria dështon në përmbushjen e reformave/ Bllokohen 228 milion € nga Plani i Rritjes së BE-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria dështon në përmbushjen e reformave/ Bllokohen 228 milion € nga Plani i Rritjes së BE-së
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitikeSociale

Qeveria dështon në përmbushjen e reformave/ Bllokohen 228 milion € nga Plani i Rritjes së BE-së

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 10:28 am
21 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak të vonesave në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Komisioni Europian.

Nga financimi i përgjithshëm prej 922 milionë eurosh, deri në fund të vitit 2025 ishin disbursuar vetëm 76.2 milionë euro në formën e mbështetjes buxhetore, ndërsa për komponentin prej 228.5 milionë eurosh, të destinuar për financimin e projekteve, nuk ishte lëvruar asnjë fond.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), në auditimin e zbatimit të buxhetit të vitit 2025, vonesat në përfitimin e financimeve janë shkaktuar si nga mos-përmbushja e reformave, ashtu edhe nga mos-finalizimi i marrëveshjeve të nevojshme për administrimin e fondeve të investimeve.

Komponenti i huasë për financimin e projekteve nëpërmjet Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) ka një vlerë prej 228.47 milionë eurosh. Megjithëse fondet janë parashikuar në kuadër të Planit të Rritjes, deri në fund të periudhës së audituar nuk ishte realizuar asnjë disbursim.

Sipas KLSH-së, pengesa kryesore është mos-finalizimi i marrëveshjeve të kontributit me Bankën Europiane të investimeve (EIB) dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), institucione përgjegjëse për menaxhimin e këtyre fondeve.

Ndryshe nga mbështetja buxhetore, e cila transferohet në buxhetin e shtetit pas plotësimit të kushteve përkatëse, financimi i projekteve realizohet përmes mekanizmave të investimeve dhe marrëveshjeve me institucionet financiare ndërkombëtare. Për sa kohë këto marrëveshje nuk janë finalizuar, fondet mbeten të pa-disbursuara, duke vonuar financimin e investimeve që parashikohen të mbështeten nga Plani i Rritjes.

Ndërkohë, problematikat në përmbushjen e reformave përfshijnë disa fusha kryesore të ekonomisë dhe institucioneve, nga qeverisja e ndërmarrjeve shtetërore dhe klima e biznesit, tek energjia, siguria kibernetike, sistemi gjyqësor dhe transparenca e financave publike.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Shqipërinë parashikon një financim të përgjithshëm prej 922.09 milionë eurosh, përfshirë hua dhe grante për projekte. Komponenti i huasë arrin në 657.46 milionë euro, sipas marrëveshjes së ratifikuar nga Kuvendi në mars të vitit 2025.

Përfitimi i mbështetjes financiare është i kushtëzuar nga realizimi i 95 masave cilësore dhe sasiore të Agjendës së Reformave, përmbushja e të cilave vlerësohet nga Komisioni Europian, thekson KLSH.

 

Marrë nga Monitor

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale

SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për numrat celularë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjurmët e Belinda Ballukut, në vilën e fshehur në Dhërmi
Artikulli tjetër Veliaj sfidon Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

2 milion euro për pajisje kundër protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 3 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.