KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët dhe pedagogët mblidhen në orën 09:00 para Kuvendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Studentët dhe pedagogët mblidhen në orën 09:00 para Kuvendit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Studentët dhe pedagogët mblidhen në orën 09:00 para Kuvendit

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 7:47 am
49 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijojnë për të dhjetën ditë radhazi, ndërsa studentët dhe pedagogët kanë përshkallëzuar qëndrimin e tyre duke bojkotuar mësimin në universitetet publike. Ditën e sotme, në orën 09:00, protestuesit pritet të mblidhen përpara Parlamentit, ku do të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Ndërkohë, lëvizja pritet të zgjerohet të premten, me bashkimin e mjekëve dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Një ditë më parë, studentët dhe pedagogët u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Në shenjë kundërshtimi, protestuesit thyen karriget e vendosura nga kryeministri si simbol i ftesës për diskutim, ndërsa lëshuan thirrjet “Jep dorëheqjen”.

Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, në solidaritet me studentët dhe gjimnazistët që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë. Bojkoti nisi të mërkurën dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Pedagogët kanë njoftuar gjithashtu se do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, për të vijuar protestën.

Sipas tyre, vendimi për bojkot është marrë si reagim ndaj dhunës që pretendojnë se është ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj të rinjve gjatë demonstratave. Ata akuzojnë efektivët për shkelje të protokolleve profesionale, përdorim të gazit lotsjellës ndaj protestuesve dhe ndërhyrje të dhunshme edhe në ambiente lokalesh.

Pedagogët u kanë bërë thirrje studentëve të mos pranojnë ftesën e kryeministrit për dialog, duke theksuar se diskutimet për të ardhmen e vendit mund të zhvillohen vetëm pas dorëheqjes së Edi Ramës.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb kërkon falje

Spektakël shqiptar në SuperLigën turke, Muçi dhuron 3 asiste dhe Laçi shënon

Derbi i Stambollit shpërthen në dhunë masive, pas bilbilit të fundit

Energjia në tregun e lirë, ERE përgatit rregulla të reja për krahasimin e çmimeve

Propozohet rritje për akcizën e duhanit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve
Artikulli tjetër Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dita e 15-të e protestës kundër qeverisë/ Studentët mblidhen sot në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Media amerikane: Trump dëshiron që Orban të jetë shefi i ardhshëm i OKB-së
Analize Bota Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama: “Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dhunën policore gjatë protestave”
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.