KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, fituesi ankohet për tenderin që fiton
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, fituesi ankohet për tenderin që fiton
AnalizeFinanceFokusSociale

Sistemi i Prokurimeve sajon ankimime, fituesi ankohet për tenderin që fiton

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2026 12:01 pm
195 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në fillim të janarit, Autoriteti Portual i Durrësit shpalli fitues kompaninë Illyrian Consulting Engineers në tenderin për projektimin e detajuar të linjës hekurudhore Porto Romano- Sukth, me fond limit 23.7 milionë lekë. Pasi kaluan të gjitha afatet ligjore të ankimit të tenderit dhe APD po përpilonte kontratën, në sistemin elektronik të Komisionit të Prokurimeve mbërrin një ankesë kundër tenderit në fjalë.

Ankuesi ishte as më shumë e as më pak, por Illyrian Consulting Engineers. Pra kompania e shpallur fituese në tender dhe që ishte duke lidhur kontratën me APD ishte ankuar kundër tenderit që kishte fituar vet. Këneta e Korrupsionit Dixhital ka filluar të bëjë humor dhe të hollë madje.

Pas sistemit të tatimeve që u nis bizneseve detyrime 10 fish më të larta nga realiteti, tashmë është sistemi elektronik i prokurimeve publike, i cili sajon ankesa të paqena. Çuditë e Shqipërisë dixhitale nuk kanë më kufij.

Menjëherë pas mbërritjes së ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik iu drejtua Autoritetit Portual të Durrësit duke i kërkuar informacion për procedurën e prokurimit.

“Lidhur me ankesat përkatësisht me nr. Aplikimi A/2026/627 dhe A/2026/6268 lutemi të na bashkëngjisni dokumentet përkatëse për vijuar me publikimin e ankesave,” thuhej në emailin e KPP-së drejtuar Autoritetit Portual.

Të gjendur përballë çudisë, specialistët e APD-së nuk dinin se çfarë përgjigje të kthenin.

“Nuk arrijmë të kuptojmë çfarë dokumentacioni kërkoni nga ana jonë në lidhje me publikimin e ankesave. Për më tepër operatori ekonomik ankimues është operatori i klasifikuar i pari në këtë procedurë prokurimi, si dhe lloji i ankesës është për dokumenta tenderi, ndërkohë që procedura ndodhet në tejkalim të afateve të ankimimit pas vlerësimit,” iu përgjigj Autoriteti Portual, KPP-së.

Përgjigja e APD

Paralelisht APD kërkoi informacione edhe nga fituesi i tenderit, Illyrian Consulting Engineers se çfarë ankesë kishte bërë kundër tenderit që kishte fituar vet.

Përgjigja e kompanisë nuk vonoi. “Dëshirojmë t’ju informojmë se shoqëria ICE sh.p.k nuk ka kryer asnjë aplikim për ankimim. Vlerësojmë se bëhet fjalë për një gabim të mundshëm të sistemit në platformën e-Albania. Për këtë arsye, i kemi kthyer përgjigje KPP-së, siç mund ta lexoni edhe më poshtë dhe të njëjtin sqarim dëshirojmë ta bëjmë edhe me ju,” thuhej në shkresën e kompanisë.

Përgjigja e ICE

Historia me ankesën e rreme zgjati disa muaj, derisa KPP doli me një vendim edhe me qesharak se sa vetë ankesa fantazmë. KPP vendosi që për shkak të tejkalimit të afateve, ankimimi ishte i paligjshëm, edhe pse vetë ankimimi ishte fals.

KPP rrëzon ankimimin që nuk ekzistonte se ka tejkaluar afatet

Projekti i Shqipërisë dixhitale i vënë në jetë nga qeveria e Rilindjes ka avancuar aq shumë saqë tani Inteligjenca Artificiale ka dalë nga kontrolli njerëzor dhe merr vendime të pavarura. Herë i 10 fishon taksat bizneseve dhe herë sajon ankimime tenderash të paqenë.

Për t’i shtuar edhe më shumë doza humori budallikut që prodhon korrupsioni, duhet edhe vendimarrja e institucioneve. Si ky vendimi i KPP-së për të shpallur të paligjshëm një ankimim që nuk ekzistonte.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush janë bosët shqiptarë të krimit, që sfidojnë drejtësinë nga Dubai?
Artikulli tjetër Një në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për të paguar qiranë ose faturat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.